Klopp këmbëngul: Shaqiri do të qëndrojë

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka thënë se Xherdan Shaqiri do të jetë në mesin e lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës.

Ai këtë e ka thënë në valën e raportimeve se Shaqiri do të largohet nga Anfiled në afatin kalimtar të janarit, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

“Pse duhet të flas për diçka që nuk është fare e rëndësishme për ne. Ai ka pesë javë që është i lënduar dhe kjo është periudha kur ai nuk është parë. Para kësaj për të kemi folur se s’po luan në aq ndeshje sa ka dashur, kjo është”.

“Kur jam me të ai është i lumtur plotësisht. Spekulimet janë spekulime ne s’mund t’i ndryshojmë. S’di çfarë të them për këtë”.

“Natyrisht se ai ka të ardhme, por ne për të ardhmen flasim me të përfunduar sezoni, ndoshta atëherë ndonjë lojtar vjen te unë ose jo, por askush s’po mendon për atë. Këtë sezon ai është lojtar shumë i rëndësishëm për ne”.

SHPËRNDAJE