Klopp ka një kërkesë befasuese për Liverpoolin

Jurgen Klopp është i gatshëm të bëjë disa transferime në janar.

Jurgen Klopp ka kërkuar nga Liverpool t’i bëjë edhe disa transferime në janar.

Trajneri gjerman ka thënë se ai është i lumtur me lojtarët që ka në skuadër, mirëpo do të dëshironte t’i bënte edhe disa transferime.

“Jam i lumtur çfarë kam marr dhe çfarë kam në skuadër, por nuk e dimë më tutje”, tha Klopp, përcjell “lajmi.net”.

“Është vetëm një hapësirë e vogël për ta mbajtur derën hapur në afatin e transferimeve. Nëse shoh diçka që na konvenon, atëherë do të shikojmë.

“Nëse nuk ndodhë diçka, atëherë do të jem i kënaqur me atë çfarë kam”, ka shtuar më tej trajneri gjerman.