Kjo është përgjigja e kompanisë “Pastrimi” pas aksidentit në Prishtinë

Një kamion i kompanisë “Pastrimi” në Prishtinë ka shkaktuar aksident, ku janë lënduar tre persona dhe janë dëmtuar nëntë vetura.

Për shkak të prishjes së frenave, një kamion i kompanisë “Pastrimi”, ka shkaktuar aksident në Prishtinë me ç’rast janë lënduar tre persona dhe janë dëmtuar nëntë vetura.

Zëdhënësja e kompanisë “Pastrimi”, Arbnore Ademi, i ka thënë lajmi.net se akoma nuk kanë njohuri se si ka ardhur deri te prishja e frenave dhe janë duke e pritur ekspertizën e policisë.

Sipas saj, kamionët e kësaj kompanie monitorohen dhe kontrollohen 24 orë mirëpo, siç theksoi Ademi, prishja e frenave mund të ketë qenë aksident i momentit.

“Kompania “Pastrimi”, kamionët vazhdimisht i ka nën kontroll dhe ia bën autorizimin e kontrollimin teknik. Po ashtu ne në konpani kemi një garazh dhe automekanikët të cilët gjatë 24 orëve kontrollojnë kamionët sepse ne 24 orë kemi shërbim dhe nuk guxojmë që kamionët tanë të dalin në terren pa kontroll teknike. Kështu që ne nuk mund të themi se ka pasur ndonjë defekt mirëpo, krejt çka mundemi me thënë që presim ekspertizën e policisë. Ka qenë aksident i momentit i cili mundet me na ndodhë secilit. Fatmirësisht nuk ka pashr ndonjë të lëndruar rëndë. Presim ekspertizën e policisë dhe më pas do e kuptojmë çfarë ka ndodhur”, ka thënë Ademi.