Kjo është pajisja e re që do t’ju vijë në ndihmë për hekurosje

Për shumë femra, hekurosja e rrobave është një nga gjërat më të bezdisshme. Por dy shkencëtarë kanë menduar për to duke krijuar një makineri, e cila do i ndihmojë duke i hequr një barrë nga punët e shtëpisë.

Quhet Effie dhe krijuesit e saj Rohan Kamdar dhe Trevor Kerth pretendojnë se do shkurtojë kohën e hekurosjes me 95%.

Mjafton vetëm të merrni rrobat dhe ti fusni në makineri dhe do të jenë gati për 3 minuta. Kohën e duhur mund ta matë vetëm aplikacioni që do ketë të njëjtin emër si makineria.

Sipas krijuesve, në të mund të futen 12 rroba njëkohësisht së bashku me ndonjë aromë të veçantë që do donit për veshjet.

Pritet që kjo makineri të dalë në treg në pranverën e 2018 ndërsa nuk dihet çmimi./Mesazhi/