Kjo është fjala më e klikuar në Google për vitin 2017

Uragani Irma ishte fjala më e kërkuar për vitin 2017 si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe në nivelin global, thuhet sipas disa kërkimeve të Google.

Uragani Irma preku brigjet e Floridës, në ishujt Key West duke u kategorizuar si një stuhi e shkallës së katërt, dhe duke u cilësuar si një nga ngjarjet më ekstreme të motit në SHBA këtë vit.

Matt Lauer, ikona e NBC i cili u shkarkua nga puna pas akuzave për ngacmim seksual, ishte ngjarja e dytë më e klikuar sipas kërkimeve të Google.

Skandali i ngacmimeve seksuale që filloi në Hollivud dhe u përhap shumë shpejt bëri gjithashtu që të ketë shumë klikime në Google për këtë vit.

Tre nga pesë njerëzit më të popullarizuar në vitin 2017 u përballën me akuza dhe ata ishin: Lauer, Harvey Weinstein dhe aktori Kevin Spacey.

Eklipsu diellor të verës së kaluar gjithashtu tërhoqi interes në mesin e kërkuesve. Ishte kërkimi i shtatë më i popullarizuar në tërësi.

Shikoni përmes listës më poshtë gjërat që u klikuan në Google:

Uragani Irma

Matt Lauer

Tom Petty

“Super Bowl”

Të shtënat në Las Vegas

Ndeshja e Mayweather dhe McGregor

Eklipsi Diellor

Uragani Harvey

Aaron Hernandez

“Fidget Spinner” /albeu.com/