Kjo është dorëheqja e radhës në Vetëvendosje

Donika Kadaj Bujupi është deputetja e radhës nga Lëvizja Vetëvendosje që ka hequr dorë nga të gjitha pozitat në kryesinë e VV-së.

Indeksonline mëson se deputetja në fjalë ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje duke mbetur vetëm anëtare e thjeshtë.

Fillimisht ishte menduar se Kadaj do të jetë krah liderit të padiskutuar siç e quante ajo, Albin Kurtin, por gjërat ndryshuan pas mbledhjeve që kishte kjo parti.

Bashkë me të kanë dhënë dorëheqje edhe Dukagjin Gorani dhe Dardan Molliqaj.

Kadaj-Bujupi e kishte braktisur më herët mbledhjen e të hënës me arsyetimin se ka disa obligime për të kryer.