“Kjo është atmosfera e Ramazanit në Shkup!”

Jo më kot është thënë se qyteti i Shkupit shndërrohet në “Mekën” e Ballkanit kur vjen muaji i bekuar i Ramazanit.

Shkupi gjatë këtij muaji se ç’merr një një tjetër lloj nuri. Ramazani ka një traditë të theksuar në këtë qytet.

Këtë atmosferë të Ramazanit kësaj rradhe e përcjell hoxha i nderuar i Shkupit, Bexhet Dernjani.

Ai nëpërmjet rrjetit social facebook ka publikuar një fotografi të një berberi i cili gjatë kohës që pushon lexon librin e shenjtë,  Kur’anin famëlartë.

“Kjo është atmosfera e Ramazanit në Shkup!
Një berber duke lexuar Kur’an!

p.s. kjo foto u bë pa dijen e tij, por u postua me lejen e tij!”, kështu ka shkruar në facebook, hoxhë Bexhet Dernjani.

Ky postim i hoxhës u shoqërua me dhjetëra komente të besimtarëve muslimanë, me ç’rast disa prej tyre përveç lëvdatave në adresë të djaloshit, madje deklaroheshin se do ndryshojnë berberin e tyre për t’u qethur te ky i fundit./tesheshi.com/