Kirurgu don të kryej operacion në gjendje të dehur

Nj kirurg plastik nga Kentaki i SHBA-ve u arrestua pasi dyshohej se ishte i dehur, dhe si i tilë donte të kryente një operacion.

Dr. Theodore Gerstle i cii punonte në spitalin Lexington Plastic & Reconstructive Surgery, ishte paraparë të hynte në operacion të hënën në mbasditë, por fatmirësisht stafi i spitalit e pa se mjeku ishte në gjendje të dehur.

Gerstle u largua nga spitali vullnetarisht dhe në këmbë, pasi stafi i sigurimit u përball me të. Ai u arrestua nga policia.

Ai u akuzua për dehje në orar të punës he po mbahet në burgun e Qarkut Fayette.

Gerstle është i vetmi kirurg plastik i certifikuar nga Harvard-i në Lexington, dhe u diplomua me një diplomë bachelor nga Akademia Ushtarake e Shteteve të Bashkuara në West Point. /MESAZHI/