Kirurgia 90­-vjeçare ruse vazhdon të kryejë 4 operacione në ditë!

Kirurgia më e vjetër në Rusi, e cila është 90 vjeç ka kryer 10 mijë operacione gjatë karrierës së saj dhe është shprehur se nuk ka ndërmend të dalë në pension.

Alla Ilyinichna Levushkina ka mbi 68 vjet që punon me bisturi në dorë, thotë se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga profesioni i saj, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon fakti se vazhdon të kryejë nga katër operacione në ditë në një spital në qytetin Ryazan afër Moskës.

Edhe pse e gjatë vetëm 150 centimetra, ajo gjithmonë bën të pamundurën që të sigurohet se mund të arrijë të prek çdo pjesë të pacientit, shkruan CRI. 90-­vjeçarja ka punuar për më shumë se 30 vite si kirurge nëpër terrene malore të Rusisë, ku udhëtohej vetëm me helikopterë. Mosha e saj në profesionin që e ushtron ka pasur raste kur i ka shkaktuar probleme, pasi shumë pacientë ishin skeptikë nëse do të duhej të futeshin në duart e saj

SHPËRNDAJE