Kinë, 18 të vdekur gjatë zjarrit në një sallon masazhi

Së paku 18 persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar gjatë zjarrit që të dielën shpërtheu në një sallon për masazh në lindje të vendit, raportojnë mediat kineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fatkeqësia ndodhi në qarkun Tiantai, në provincën Zheijiang rreth orës 16:00 sipas kohës lokale, raporton televizioni shtetëror kinez CCTV.

CCTV raporton se të punësuarit duke ikur nga stuhia e zjarrtë kanë kërcyer nga dritaret dhe se ekipet zjarrfikëse arritën në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet se nga çfarë është shkaktuar zjarri.

Kina ka ligje mbi sigurinë në vendet e punës, mirëpo zbatimi i tyre është jo i mirë.