Kina shkelë muslimanët me dy këmbë, megjithatë e paguajnë 2 miliardë $ për ndërtimin e një xhamie

Kina është një ndër shkelësit më të mëdhenj të të drejtave fetare të muslimanëve, por për cudi, vendi ka sfiduar veten për të ndërtuar një nga xhamitë më të mëdha në botë.

Xhamia më e madhe në botë do të përurohet në kryeqytetin e Algjerisë. Ndërtimi është marrë përsipër nga Kompania Shtetërore Ndërtimimore e Kinës.

Ndërtesa zë 400 mijë metra katror dhe është nga më të mëdhatë në botë.

Përveç kupolës masive, xhamia ka dhe minaren më të lartë në botë, e cila thyen rekordin me 265 metra.

Kostoja u vlerësua fillimisht 1.3 miliardë, por sot ka shkuar deri në 2 miliardë dollarë, gjë që ka zemëruar shumë banorë vendas, të cilët e shohin si shpenzim luksi. /Mesazhi/