Kina feston 70 vjetorin, tregon “muskujt” bërthamorë

Kina komuniste po feston 70-vjetorin e formimit mes trazirave në Hong Kongut, e megjithatë, Presidenti i vendit Xi Jinping thotë se “asnjë forcë” nuk mund të trondiste Kinën.

Xi Jinping hapi festimet me një paradë masive të trupave dhe pajisjeve ushtarake, që shfaqën “muskujt kinezë” të autoritetit dhe fuqisë.

“Nuk ka forcë që mund të tronditë themelet e këtij kombi të madh,” u tha Xi delegatëve të ftuar ndërsa ai qëndronte te porta e Sheshit Tiananmen ku Mao Zedong shpalli Republikën Popullore të Kinës me 1 tetor 1949.

“Asnjë forcë nuk do të jetë në gjendje të ndalojë marshimin e qëndrueshëm përpara të popullit kinez dhe kombit kinez”.

Autoritetet në Pekin kanë mbyllur rrugët, kanë ndaluar fluturimin dhe kanë mbyllur sheshet kryesore për kalim këmbësor, në përpjekje për të parandaluar protestat.

Armët e reja – duke përfshirë një raketë bërthamore balersonike hipersonike, e aftë për t’i ikur mbrojtjes anti-raketë dhe që arrin deri në Shtetet e Bashkuara – ishin të pranishme në paradë.