Kina dënon ish-gjeneralin me burgim të përjetshëm për shkak të korrupsionit

Mediet shtetërore kineze kanë njoftuar se një ish-gjeneral i lartë i ushtrisë është dënuar me burgim të përjetshëm për shkak se u shpall fajtor për korrupsion.

Agjencia “Xinhu” ka thënë se ish-shefi i stafit të përbashkët të Ushtrisë Popullore, Fang Fenghui, u shpall fajtor për mashtrim dhe mbledhje të pasurisë, për të cilën nuk ka dhënë dëshmi. Ai është vetëm njëri nga zyrtarët e burgosur për korrupsion gjatë viteve të fundit.

Përpjekjet shtetërore për ta luftuar korrupsionin janë përqendruar veçanërisht në ushtrinë e vendit, e cila është më e madhja në botë dhe e cila i është nënshtruar një fushate të modernizimit.

Fang Fengui ishte shkarkuar pa sqarime nga pozita e tij në vitin 2017 dhe nuk kishte bërë paraqitje publike nga ajo kohë. Më vonë, qeveria kishte njoftuar se ai është duke u hetuar për dyshimet për korrupsion.

Fenghui më parë kishte shërbyer edhe si anëtar i Komisionit Qendror Ushtarak, i cili është organi suprem i ushtrisë kineze. Ai ishte përjashtuar nga Partia Komuniste për shkak të akuzave për korrupsion, shkruan “BBC”, përcjellë Klan Kosova.