Kim Mehmeti: Referendumi do të thellojë ndasitë shqiptaro-maqedonase

Çështja e referendumit në Maqedoni për emrin e ri kushtetues të shtetit: Maqedonia Veriore ka ngjallur debate jo vetem ne Maqedoni, por edhe ne Kosove dhe Shqiperi.

Gjate nje interviste per Top Channel, Kim Mehmeti, shkrimtar dhe opinionist tha se referendumi do të bëj qe të thellohen ndasitë shqiptaro-maqedonase.

“Çdo analizë për Maqedoninë duhet nisur nga fakti se Maqedonia nuk është dëshirë as e shqiptarëve dhe as e maqedonasve, por projekt ndërkombëtar dhe ky referendum do të vendosë lidhur me qëndrueshmërinë e këtij projekti.

Nëse dështon ky projekt, dështon investimi i faktorit ndërkombëtar në një Maqedoni multietnike. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë pro, pasi nuk kanë plan B.

Maqedonasit e kanë gjithmonë planin B, që është plani pro-rus. Shqiptarët kanë vetëm planin pro-evropian. Mendoj se do të thellohen ndasitë shqiptaro-maqedonase”.