Kik-boksieri Ahmetaj bën krenarë shqiptarët, fiton titullin kampion bote në “Wako Pro”

Kikboksieri kosovar, Shpetim Ahmetaj e ka zhvilluar të shtunën (mbrëmë) meçin për kampion bote në kategorinë “Wako Pro” kundër turkut të njohur, Kadir Tastan, të cilin e ka fituar në fund.

Meçi mes Ahmetajt dhe Tastanit është zhvilluar nga ora 20:00 në sallën e sporteve “Karagaq” në qytetin e Pejë.

Ky meç i madh është fituar në fund nga kik-boksieri kosovar, Ahmetaj, i cili në fund u stolis me titullin kampion bote në “Wako Pro”.

Ishte Egzon Shkololli, i cili e përgatiti maksimalisht kik-boksierin kosovar, Ahmetaj, për të fituar në fund titullin kampion botë në “Wako Pro”.

Ahmetaj dhe trajneri i tij kondicional, Egzon Shkololli

Ky titull kampion bote në kik-boks fitohet për herë të parë nga një shqiptar nga Kosova dhe pejani është i lumtur për këtë.

Është vet, Ahmetaj që ka treguar se ndihet krenar me këtë arritje gjatë një postimi të tij në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, kundërshtari i tij, Tastan, ishte kampion aktual i botës në këtë kategori dhe Ahmetaj ia rrëmbeu titullin kampion.