Khedira kthehet në stërvitjet me Juventus

Juventus ka marrë një lajm të mirë, lidhur me Sami Khedira.

Mesfushori me pasaportë gjermane, Khedira, është kthyer në stërvitjet me skuadrën e Juventus, përcjell lajmi.net.

Pas një kohe të gjatë jashtë fushave të blerta, ish anëtari i Real Madrid është kthyer për t’u stërvitur në qendrën stërvitore të Juventus.

Nuk dihet akoma saktë se kur lojtari do të jetë i gatshëm për formacionin e Maurizio Sarri.

E rëndësishme është se gjermani ka filluar të stërvitet, dhe së shpejti pritet të kthehet në fushën e blertë, në ndeshje kompetitive.