Khabib sërish kapërcen kafazin, por tani jo për t’u përleshur

Khabib Nurmagomedov ka arritur të mbrojë titullin e peshave të lehtë në UFC 242 pasi ka fituar përballjen ndaj Dustin Poirier.

Dy kampionët e peshave të lehta u përballën në Abu Dhabi, por që Khabib fitoi pas tre raundeve.

E pas fitores së arritur, Khabib befasoi të gjithë duke kapërcyer sërish kafazin si 11 muaj më parë kur mposhti Conor McGregorin.

Por kësaj radhe sportisti i arteve marciale nuk bëri sherr, pasi kishte një arsyeje krejt tjetër.

Khabib pasi kapërceu kafazin shkoi tek presidenti i UFC, Dana White dhe e përqafoi atë.

Tifozët fillimisht menduan se Khabib do të bëjë sërish sherr, por në fund e duartrokitën gjestin e tij.

SHPËRNDAJE