Khabib nuk ndalet, i rikthehet ushtrimeve

Khabib Nurmagomedov është rikthyer në Rusi, pas triumfit në Las Vegas.

Ai është aktivizuar menjëherë në rrjetet sociale, duke treguar për pritjen që iu bë nga tifozët vendas.

Khabib nuk ka harruar t’i falënderojë stafin e tij për punën e bërë me të, duke i quajtur si krenaria e tij

“Me krenarinë time, para stuhisë”, ka shkruar Khabib në Instagram.

Khabib me gjasë do të përballet sërish me Conor McGregorin, pasi ky i fundit nuk ka bërë padi, vetëm me kusht që të ketë ri-meç.