KFOR-i tregon pse ka hyrë në veri të Kosovës

Njësitet e KFOR-it janë duke zhvilluar stërvitje në veri të Kosovës.

Kjo është dita e dytë e stërvitjeve që nisën dje, ku autokolonat e KFOR-it lëvizën në drejtim të Prizrenit.

Ndërsa sot lëvizjet po bëhen në drejtim të veriut të Kosovës.

Sipas njoftimit të KFOR-it në pajtim me Rezolutën 1244, trupat e KFOR-it e trajnojnë gatishmërinë e tyre për t’u vendosur shpejt në të gjithë Kosovën.