KFOR-i e demanton Vuçiqin: S’ka plane për ndërhyrje në veri

Zëdhënësi i KFOR-it, Vinenzo Graso, ka demantuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në deklaratën e tij ku thotë se Prishtina po planifikon një intervenim të armatosur për ta vënë nën kontroll veriun e Kosovës dhe për të marrë Trepçën.

Grasso ka thënë se nuk ka shenja se Kosova është duke planifikuar diçka të tillë ashtu siç kanë spekuluar disa media, shkruan lajmi.net.Zëdhënësi i KFOR-it është shprehur se situata në Kosovë është nën kontrollë dhe nuk ka indikacione për incidente, duke folur për Tanjug.I pyetur nëse KFOR-i është pajtuar me planin e tillë të Prishtinës, Graso është shprehur se këto janë provokime dhe se të dyja palët duhet të kenë kujdes me tensionet e panevojshme të bazuara në informacione të rreme.

Gjithashtu, Graso është pyetur se çfarë do të bëjë KFOR-i nëse Kosova do të ndërhynte në veri dhe është përgjigjur se KFOR-i ka kontakte stabile dhe të mira me të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë, gjithashtu edhe me forcat e armatosura të Serbisë.“KFOR-i është i përkushtuar që të ushtrojë mandatin në koordinim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës. KFOR-i është duke punuar dhe është i gatshëm për të intervenuar në rast të kërcënimit të sigurisë”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se situata e sigurisë në Kosovë është nën kontrollë.

“Shqetësimet e shkaktuara nga retorika aktuale, shkaktojnë mundësi që një rast i izoluar të eskalojë. KFOR-i apelon tek të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi për fjalën publike dhe të gjitha mediat, të mos shkaktojnë pasoja me gjëra të tilla”, ka përfunduar Grassov.

SHPËRNDAJE