KF Feronikeli – TNS, ky është rezultati pas pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes KF Feronikelit dhe TNS.

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, kampionët e Kosovës janë nikoqir të skuadrës nga Uellsi, TNS, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje, ka përfunduar 0-0.

Ky rezultat, e dërgon tutje KF Feronikelin, që ka marrë një barazim 2:2 në ndeshjen e parë në udhëtim.