Këto janë tri ndeshjet që luhen sot në Superligën e Kosovës

Xhiroja e 15-të e Superligës së Kosovës do të vazhdojë sot me tri ndeshje të tjera.

Gjilani – Drita, Prishtina – Ballkani dhe Trepça 89 – KEK-u janë tri sfidat që do të mbyllin këtë xhiro, shkruan lajmi.net.Prishtina si lidere e kampionatit konsiderohet favorite në takimin ndaj Ballkanit. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjilani – Drenica do të jetë përballje interesante, nisur edhe nga renditja e skuadrave në tabelë. ”Skifterat” në pozitën e gjashtë , synon fitoren ndaj Drenicës që pozicionohen në vendin e shtatë, me vetëm tri pikë më pak.

Trepça 89 konsiderohet gjithashtu favorite ndaj KEK-ut.

“Tymtarët” këtë sezon kanë fituar vetëm një pikë dhe nuk pritet të dalin me më shumë nga udhëtimi në Mitrovicë.Të tri ndeshjet fillojnë në orarin e njëjtë, pra nga ora 13:30.