Këto janë shtetet që shpenzojnë më së shumti në ushtri gjatë vitit 2018

Shpenzimet ushtarake gjatë vitit të kaluar shënuan rritje rekord sa i përket tre dekadave të fundit.

Nga një raport i bërë nga Instituti Internacional i Paqes në Stockholm tregon që 1.8 trilion dollarë janë shpenzuar në vitin 2018-të për ushtri në gjithë botën. Nëse bëjmë krahasime atëherë i bie që shpenzimet janë rritur për 2.6% krahasuar me vitin 2017-të.

ShBA-të mbesin shteti që jep më së shumti para për ushtrinë. Ata shpenzuan 649 miliardë dollarë, një rritje prej 4% krahasuar me vitin paraprak.

Vendin e dytë e nxë Kina me 250 miliardë dollarë, pastaj vjen Arabia Saudite me 67 miliardë dollarë dhe top pesëshja mbyllet me Indinë dhe Francën.

Rusia ra në pozitën e gjashtë me vetëm 61 miliardë dollarë shpenzime. Kjo është hera e parë që shteti i Rusisë nuk është në top pesëshe që nga viti 2006