Këto janë masat e reja shtypëse ndaj myslimanëve ujgur

Autoritetet kineze kanë urdhëruar miliona myslimanë në vend që të dorëzojnë teshat e tyre të namazit dhe kopjet e Kur’anit ose do të përballen me dënime.

Zyrtarët në provincën Xinjiang kanë paralajmëruar pjesëtarët e pakicës etnike ujgur që të dorëzojnë sendet fetare në të kundër do të përballet me “dënime të ashpra”.

“Ne morëm një njoftim, ku na thuhet se çdo ujgur etnike duhet të dorëzojë do artikull të lidhur me Islamin nga shtëpia e tij, duke përfshirë Kur’anin si dhe çdo gjë tjetër që mban simbolet e fesë”, tha Dilxat Raxit, nga Kongresi Botëror Ujgur për Radion Azia e Lirë, e cila operohet nga qeveria amerikane.

Direktiva vlen edhe për myslimanët etnikë të Kazakistanit dhe Kirgistanit, tha RFA.

Në raportet e saj për vitet 2016-2017, Amnesty International tha se qeveria komuniste e Pekinit “vazhdoi të shkelte të drejtën e lirisë së fesë dhe të godiste të gjitha mbledhjet fetare të paautorizuara” në rajon dhe të ndalonte shkrimtarët ujgur.

Tensioni midis ujgurëve dhe kinezëve Han në vitin 2009, u shoqërua me dhunë dhe viktima.

Qindra njerëz kanë vdekur në konfliktin e zgjatur midis separatistëve dhe qeverisë kineze në Rajonin Autonom të Xinjiang Uyghur, emri i tij i plotë, i cili ndodhet në kufirin e largët veriperëndimor të vendit.