Këto janë dy ndeshjet e radhës për Kosovën

Kosova e filloi mbrëmë rrugëtimin për në Kampionatin Evropian.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll mori një pikë në ndeshjen e parë të EURO 2020, ku barazoi 1 me 1 me Bullgarinë në kuadër të Grupit A.

‘Dardanët’ tani do të kenë një pushim deri në muajin qershor, për tu rikthyer më pas me dy ndeshje, raporton lajmi.net.

Më 7 qershor, Kosova do të jetë mysafir i Malit të Zi, që ka një barazim dhe një humbje.Tri ditë më vonë, Kosova poashtu do të jetë mysafir i Bullgarisë, që mbrëmë e dominoi ndeshjen, por që ishin të pafat te porta.