Këto janë çiftet e 1/8 së finales së Ligës së Evropës

Është tërhequr shorti i fazës së 1/8 së Ligës së Evropës.

Skuadra e mëdha që janë pjesë e Ligës së Evropës kanë qenë më fat, duke rënë me skuadra të nivelit jo të tyre.Chelsea do të takohet me Dynamo Kiev, ndërsa Interi luan me Eintracht Frankfurtin.

Napoli pret Salzburgun, ndërsa Arsenali Rennes.

Çiftet komplete të 1/8 së finales së Ligës së Evropës:

Chelsea – Dynamo Kiev
Eintracht Frankfurt – Inter
Dinamo Zagreb – Benfica
Napoli – Salzburg
Valencia – Krasondar
Sevilla – Slavia Pragë
Arsenal – Rennes
Zenit – Villarreal