Këtë vit regjistrohen në mësim edhe të kthyerit nga Siria

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në muajin shtator, kur bankave shkollore do t’u bashkohen edhe fëmijët e riatdhesuar nga Siria në Kosovë.

Por për këta fëmijë Ministria e Arsimit në bashkëpunim me organet tjera ka vendosur trajtimin e veçantë të tyre, duke i dërguar me transport në shkolla, e dhënë mësim në klasa të ndarë nga fëmijët e tjerë.

Por, kundër ndarjes së tyre është Qendra e Arsimit të Kosovës të cilët thonë se kjo vetëm sa do t’i kontribuoj margjinalizimit të fëmijëve.

Nga 74 fëmijë sa janë kthyer, 10 prej tyre i takojnë nivelit të kopshteve, 5 parashkollorë, 25 fillorë dhe 34 nivelit të mesëm të ulët dhe të lartë.

Por, deri tani vetëm një pjesë e tyre janë regjistruar në shkolla.

Derisa trajnimi i mësimdhënësve që do të merren me edukimin e tyre, nuk dihet nëse ka nisur ende. Por psikiatrja e fëmijëve, thotë se trajnimi i tyre është i domosdoshëm për ta kuptuar fillimisht fëmijën e riatdhesuar, pasi janë kthyer nga një zonë lufte dhe një pjesë kanë humbur edhe prindërit.

Në mesnatën e 19 prillit, Kosova u bë ndër vendet e para e cila ktheu qytetarët e saj nga zonat e luftës në Siri. Përmes këtij operacioni u kthyen 110 persona, 32 gra, 4 luftëtar dhe 74 fëmijë.

Ndërsa pritet kthimi edhe i disa qytetarëve të tjerë