Këta janë dy vëllezërit nga Gjilani që dyshohet se gjenden nën rrënoja në Durrës

Dy shtetas të Kosovës dyshohet se gjenden nën rrënojat e një hoteli në Durrës.

Informacionin e ka konfirmuar edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani i cili ka thënë se ekipet emergjente janë duke bërë maksimumin që të njëjtit të lokalizohen dhe të shpëtohen, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për Shemsedin e Isa Abaz nga fshati Livoç i Gjilanit.

Ata përmes Facebookut kanë bërë një të ashtuquajtur “Check In” në njërin prej hoteleve në qytetin e Durrësit.

Hoteli ku ata kanë qëndruar gjendet afër zonës së plazhit. 

Në fotografi: Isa Abazi