Këta janë 6 lojtarët e nominuar për ‘Lojtarin e Vitit’ në Premierligë

Skuadra rivale për titull në Premierligë, Liverpool dhe Manchester City dominojnë listën prej gjashtë lojtarëve për çmimin ‘Lojtari i Vitit’, që jepet nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë.

Sergio Aguero, Raheem Sterling dhe Bernardo Silva, janë lojtarët e Manchester Cityt në garën për këtë çmim, që ndiqen nga ata të Liverpool, Sadio Mane dhe Virgil Van Djik.

Ylli i Chelsea, Eden Hazard, kompleton listën prej gjashtë lojtarëve,me fituesin që do të shpallet më 28 prill, në ceremoninë vjetore të PFA në Londër.

Fituesi i vitit të kaluar të këtij çmimi, Mohamed Salah, nuk është pjesë e kësaj liste të ngushtë./Lajmi.net/

SHPËRNDAJE