Kështu i përgjigjet Besa Ismaili ministrit të jashtëm austriak lidhur me pretendimet e tij…

Besa Ismaili, prodekane e Fakultetit të Studimeve Islame (FSI) ka hedhur poshtë deklarat e Ministrit të jashtëm Austriak Sebastian Kurz, se gratë në Bosnjë dhe Kosovë mbulohen me pagesë.

“Nëse një vajzë e mbuluar përziHet nga shkolla, humb vendin e punës dhe nuk gëzon barazi financiare dhe mundësi të barabarta ekonomike dhe politike për shkak të shamisë/mbulesës,atëherë për çfarë përfitime financiare po flitet këtu?’ pyet ajo.

“Kjo ska logjikë!Kjo është pjesë e fushatave islamofobike që vijnë nga djathtistët e Evropës’ – thotë ajo duke shtuar se -mbulesa është bartur me shekuj nga gratë muslimane në këto treva.

“Gratë e mbuluara në Kosovë sot janë në margjina të margjinave të shoqërisë, ato jetojnë në varfëri ekstreme, ballafaqohen me diskriminim të tmerrshëm… dhe përkundër këtyre del dikush dhe thotë se ato pranojnë të holla? Kjo është e turpshme! -shtoi Besa Ismaili.

Kurz i dha këto deklarata  për gazetën austriake Handelsblatt më 21 gusht, duke paralajmëruar për “ndikimin në rritje të Turqisë dhe Arabisë Saudite në Evropë”.

“Në Sarajevë dhe Prishtinë, për shembull, gratë paguhen të mbajnë shamitë”, tha Kurz për gazetën në fjalë.

Nuk është hera e parë që ministri i jashtëm austriak shfaqë bindjet e tij islamofobe. Edhe më parë ministri ka tërhequr paralele mes radikaizmit  dhe islamit, me c’rast ka marrë kritika nga gjithandej. /MESAZHI/