Kështu i largon svastikat në mes të Berlinit artisti musliman (Video)

Ndonëse është e paligjshme të vizatohen svastikat kudo në Gjermani, imazhi i tyre është i shpeshtë në rrugët e Berlinit.

Ky simbol i urrejtjes ende vizatohet në hapësirat publike, shpesh në formën e grafiteve.

Por artisti musliman Ibo Omari është duke bërë detyrën e tij morale: Po i zëvendëson svastikat e shëmtuara, me grafite artistike, plot humor.

Ibo Omari, i biri i një emigranti libanez, thotë se është e shëmtuar që sot në rrugë të ketë dicka të tillë. Iniciativa e tij është përkrahur edhe nga artistë të rinj. /MESAZHI/