Kështu ju këshillon hoxha Elvis Naçi për tërmetet

Hoxha i mirënjohur nga Shqipëria me një status në Facebook ju është drejtuar qytetarëve të Shkupit në lidhje me tërmetet duke i këshilluar se si të veprojnë në këto raste.

”3 sugjerime vëllazërore për Shqiptarët e dashur në Shkup dhe më gjërë.

1. Mos u frikëso nga vdekja se ajo është caktuar kur don i Madhi Zot dhe asnjë fenomen natyror nuk e ndryshon atë.
2. Përfito nga realiteti i tërmeteve për tu bërë më i devotshëm dhe lidhur më shumë me Krijuesin!
3. Çdo sprovë kalon me kërkim falje dhe lutje të sinqerta. Zoti i Gjithesisë na mbroftë të gjitheve!” shkruan mes tjerash Naçi në Facebook.