Kështu festohet Pavarësia. Në xhaminë e Kraishtës dhurohen 175 doza gjak

11 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është festuar më ndryshe në komunën e Lipjanit.

175 doza gjak janë dhuruar sot  nga një aksion i ndërmarrë në Xhaminë e fshatit Kraishtë të kësaj komune.

Është hera e nëntë që organizimi i dhurimit të gjakut bëhet pikërisht për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Për gjashtë orë sa edhe ishte paraparë të zgjasë ky aksion, u dhuruan 175 doza të gjakut që dikujt do t’i shpëtojnë jetën.