Kështu duket stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja mes Maltës dhe Kosovës

Stadiumi kombëtar ‘Ta Qali’ në Valetta, do të jetë arena e ‘betejës’ shumë interesante mes Maltës dhe Kosovës në Ligën e Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës me fillim nga ora 18:00 zhvillon ndeshjen e parafundit në ‘Grupin 3’ në Ligën D në cilësinë e mysafirit në Malta.

Ndeshja mes Maltës dhe Kosovës do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Ta Qali’, i cili numëron 17 mijë ulëse, shkruan lajmi.net.

Ky stadium daton nga viti 1981, ndërsa është rikonstruktuar me standardet e UEFA-s në vitin 2002.