Kështu bëjnë Bajram mes vete Thaçi e Lushtaku me Veselin (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka bërë vizitë në ditën e Kurban Bajramit kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Thaçi, te Veseli ka qëndruar bashkë me kryetarin e Komunës së Skënderajt, Sami Lushatku, njofton Klan Kosova.

Është një fotografi, që është postuar në një faqe në Facebook, e titulluar, “Simpatizantët e PDK-së”, ku shihen në një kopsht Thaçi, Veseli e Lushtaku bashkë me prindërit e Veselit.