Këshilltari i Pal Lekajt emërohet drejtor i Aviacionit Civil

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës e ka emëruar Eset Berishën drejtor të Aviacionit Civil. Kandidatë tjerë ishin edhe Dritan Gjonbalaj dhe Bajram Xhemajli. Deri tani, Eset Berisha ka qenë këshilltar i ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt. Lidhur me zgjedhjen e drejtorit të Aviacionit Civil, Eset Berisha, kryeministri nuk ka dashur ta komentoj. “Nuk e njoh, as nuk e di këshilltar i kujt ka qenë”, ka thënë Ramush Haradinaj.