Kërmilli shëron dhe zbukuron!

Një ilaç i shkëlqyeshëm dhe kozmetik që vjen direkt nga natyra!

Bëhet fjalë për sekrecionet e kërmillit, që janë një lloj mukoze e cila ka evoluar, duke mbrojtur pjesët e jashtme të trupit të kërmillit.

Mukoza e kërmillit është e njohur për vetitë e saj kundër plakjes, lehtëson lëkurën dhe riparon indet e dëmtuara. Ajo mund të përdoret për të trajtuar lëkurën e thatë, rrudhat, aknet, djegiet, plakjen dhe lythat. Gjithashtu përdoret gjerësisht në kirurgjinë plastike.

Ajo prodhohet nga një gjendër në këmbën e kërmillit dhe përmban 91-98 % ujë, duke u kombinuar me një sasi të vogël të ‘glycoproteins’ me peshë molekulare të lartë, acid glycolic, allantoin, kolagjen, elastin, dhe vitaminat A, C, E.

Ekzistojnë tetë lloje të ndryshme të gjendrave sekretore. Katër nga këto lloje të ndryshme të mukusit nxjerrin proteina, kalcium, pigmente dhe lipide.

Në vitin 1980, familja Bascunan nga Kili kishte një fermë kërmilli për eksport në tregun ushqimor francez. Punëtorët në fermë vunë re se sa shpejt plagët në duart e tyre u shëruan pa ndonjë infeksion. Fernando Bascunan, një mjek, ishte i interesuar për të gjetur se pse ndodhte kjo.

Studimet shkencore mbi sekretimin e kërmillit kanë konfirmuar se ai përmban një kombinim të pazakontë të substancave natyrore që kanë provuar vetitë e dobishme për lëkurën e njeriut.