Kërkoi ndihmë para 10 ditësh, gjendet në Napoli trupi i 27 vjeçarit

Trupi i një alpinisti francez që u zhduk në Itali pasi bëri një telefonatë urgjente 10 ditë më parë është gjetur në një luginë pranë Napolit.

Simon Gautier, 27 vjeç, bëri një lutje për ndihmë me 9 gusht, duke thënë se ai kishte rënë poshtë një shkëmbi dhe i kishte thyer të dy këmbët ndërsa po shëtiste në Salerno në Italinë jug-perëndimore.

“Më ndihmoni, unë shoh detin por nuk e di se ku jam,” u tha ai autoriteteve.

Z. Gautier u gjet të Dielën pasi ekipet e shpëtimit përdorën dylbi për të shikuan më mirë zonën dhe arrëtiën ta gjenin pasi identifikuan çantën e shpinës së tij.

Familja e tij ka kritikuar autoritetet lokale, duke thënë se ata morën shumë kohë për të organizuar përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit./tch

SHPËRNDAJE