Kërkohet paraburgim për katër personat e kthyer nga Siria, Gjykata sot merr vendim

Katër personat e kthyer nga Siria në Kosovë, Agon Misini, Arijan Kryeziu (Krujezi), Rexhë Tafaj dhe Visar Qukovci me urdhër të Prokurorisë Speciale, janë ndaluar për 48 orë.

Të apostrofuarit më lartë dyshohet se kanë marrë pjesë në luftime në zonat e konfliktit në Siri në kuadër të grupit terrorist ISIS. E për ta sot do të mbahet seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore të Prishtinës ku pritet t’iu vazhdohet paraburgimi.

Lajmi për kthimin e 110 personave nga Siria në Kosovë gjatë ditës së djeshme ka bërë bujë të madhe mediatike në gjithë botën. Kthimi i tyre në atdhe u arrit me ndihëm e Amerikës. Bëhet fjalë për 4 luftëtarë 32 gra dhe 74 fëmijë (përfshirë 9 fëmijë pa prindër).

Ndërsa, në ditët në vazhdim pritet që nga Siria të kthehen edhe kosovarë të tjerë.