Kërkohet paraburgim për dy edukatoret e “Cambridge Kids”

rokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë kërkesë për shqiptimin e masës së paraburgimit për dy edukatoret e kopshtit “Cambridge Kids”.

Në raportin 24 orësh të Prokurorit të Shtetit, thuhet se :”Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprat penale


“Mos raportimi i abuzimit të fëmijëve “ dhe “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”, thuhet në njoftim.


Të martën Policia arrestoi një punonjëse të kopshtit “Cambridge Kids” pasi që e njëjta shihej në një video- incizim duke i rënë shuplak një fëmijë 16 muajsh.

E kopshti “Cambridge Kids” me anë të një reagimi ka kërkuar falje ndërsa kishte shtuar se kishin larguar nga puna edukatoren që shihej në pamjet e publikuara nga nëna e fëmijës në rrjetin social “Facebook”.

Ndërkaq Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar edhe të dyshuarën tjetër po ashtu edukatore në të njëjtin institucion arsimor, lidhur me rastin e keqtrajtimit të një fëmije.

Pas kësaj, inspektorati i Arsimit ka marrë masa ndaj çerdhes “Cambridge Kids”. Sipas ministrisë ky institucion ishte duke vepruar pa licencë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë prandaj edhe Inspektorati ka vendosur që të ndërpres veprimtarinë e këtij kopshti.