Kërkesa për iPhone X do të jetë më e ulët

Sipas një raporti të përditshmes tajvaneze “Taiwan’s Economic Daily”, kërkesa për iPhone X do të bjerë në tremujorin e parë të 2018-së.

Gjiganti i teknologjisë Apple pritet të ulë parashikimet për shitjet e iPhone X në nga 50 milionë njësi që ishte planifikuar në 30 milionë.

Apple nuk ka shpalosur në mënyrë publike objektivat tremujore për iPhone X.

Këtë vit aksionet e Apple kanë pasur rritje me 45 për qind prej pritshmërive për iPhone X, mirëpo shumë analistë kanë vlerësime të ndryshme nëse kërkesa për telefonin do të monetarizohet.