Kërcënimin me bombë në Prishtinë – Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për detajet fillestare në lidhje me kërcënimin me bombë sot në Prishtinë. Policia e Kosovës ka dhënë detajet fillestare në lidhje me kërcënimin me mjet shpërthyes në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, transmeton lajmi.net. “Rreth orës 10 :30 kemi pranuar informatën se ne dy objekte ne rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë, ndodhen mjete te dyshuara shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së informatës në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat aktualisht janë duke u marr me rastin. Për detaje te tjera ju njoftojmë me kohë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Si pasojë e kërcënimit, policia është duke u marr me rastin.