Këpuca e Artë: Messi vendos rekord të ri

Lionel Messi ka shkruar historinë në garën për Këpucën e Artë.

Ylli argjentinas është bërë lojtar i parë që arrin ta fitojë për të tretën herën më radhë çmimin e golashënuesit më të mirë në Evropë, shkruan lajmi.net.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, ka mbyllur sezonin me 36 gola në La Liga, dhe kjo i ka mundësuar të tërheq çmimin e më të rëndësishëm për golashënues në Evropë.

Messi këtë vit në garën për Këpucën e Artë ka lënë pas talentin e PSG-së, Kylian Mbappe, me 33 gola të shënuara.

I treti është renditur futbollisti veteran i Sampdoria, Fabio Quagliarella, me 26 gola.

Messi në këtë sukses ka lënë pas Cristiano Ronaldon dhe Thierry Henry, që në të kaluarën e kanë fituar këtë çmim nga dy herë radhazi.

Përndryshe ky është trofeu i gjashtë i Këpucës së Artë për Lionel Messin.