Kenia, 14 të vdekur nga sulmi në një hotel në Nairobi

Presidenti i Kenias, Uhuru Kenyatta, konfirmoi se në sulmin e djeshëm në një hotel në Nairobi kanë humbur jetën 14 persona të pafajshëm dhe se sulmuesit janë neutralizuar plotësisht, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kenyatta në deklaratën e tij në lidhje me sulmin e djeshëm theksoi se pas sulmit janë evakuar me sukses 700 civilë nga hoteli dhe përreth.

“Do të vazhdojmë t’i ndjekim organizatat terroriste”, tha se Kenyatta, duke theksuar se të gjithë sulmuesit janë neutralizuar dhe se ka përfunduar kriza e pengjeve

“Deri më tani humbëm 14 jetë të pafajshëm në këtë sulm” shtoi ai.

Organizata terroriste Esh-Shebab dje kishte sulmuar hotelin “DusitD2” në rajonin Westland të kryeqytetit Nairobi, ndërsa gjatë përleshjes mes militantëve dhe policisë një sulmues vetëvrasës kishte hyrë në hotel ku kishte shpërthyer bombën mbi të.

Tërhoqi vëmendjen se sulmi ndodhi në përvjetorin e sulmit në bazën ushtarake të Kenias në Somali në vitin 2016, ku kishin humbur jetën rreth 150 ushtarë.

Esh-Shebab edhe në shtator të vitit 2013 kishte sulmuar qendrën tregtare Westgate në Nairobi, ku kishin humbur jetën dhjetëra civilë.