Këmbëngul Haradinaj: Kurrë nuk e la pa e ndërtu autostradën e Dukagjinit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj iu ka premtuar me vendosmëri qytetarëve të Dukagjinit se do të ndërtohet autostrada e Dukagjinit.

Ai ka kujtuar edhe premtimin që i kishte dhënë Sali Berisha gjatë një takimi.

“Kur pat ardhë Sali Berisha në Kosovë para disa vjetëve, më pat thanë: “S’kam me lanë gur pa lëvizë, nëse është nevoja dhe kurrë nuk e lá pa e ndërtu Rrugën e Kombit”! Edhe unë po ju them Dukagjin, Kurrë nuk e lá pa e ndërtu Autostradën e Dukagjinit”, ka shkruar ai.