Ballina Lajmet Rajon dhe Botë KB: Bota po përballet me krizën më të madhe pas vitit 1945

KB: Bota po përballet me krizën më të madhe pas vitit 1945

Bota sot po përballet me krizën më të madhe pas vitit 1945, sepse në vetëm katër shtete, 20 milionë njerëzve po u kanoset rreziku nga vdekja nga uria, deklaroi shefi i KB-së për çështje humanitare, Stiven O’Brajën.

“Pa përpjekje kolektive dhe të koordinuara globale, shumë njerëz thjeshtë do të vdesin nga uria, ndërsa të tjerë nga sëmundje lidhur me joushqimin”, deklaroi dje O’Brajën në fjalimin para Këshillit të Sigurimit të KB-së.

Ai potensoi se për momentin ndihma urgjente humanitare në ushqim u nevojitet Jemenit, Sudanit Jugor, Somalisë dhe pjesëve verilindore të Nigerisë.

Sipas O’Brajën, gjendja është më kritike në Jemen,ku ndihma u nevojitet 18,8 milionë njerëzve, që paraqet dy të tretat e popullatës së këtij vendi.

O’Brajën shtoi se duhet të ndërmerren masa për mbrojtjen e punonjësve humanitar në zonat e konfliktit, ku janë vrarë, ndërsa hapësirat e tyre ishin cak i sulmeve dhe vjedhjeve nga ana e pjesëtarëve të grupeve të armatosura.

“Katastrofa e këtillë mund të parandalohet. Nëse nuk ofrohet ndihmë, shumë njerëz sipas të gjitha gjasave shumë njerëz do të vdesin nga uria, me çka të gjitha përpjekjet për zgjidhje politike të arritura në vitet e fundit, do të jenë të kota”, theksoi O’Brajën në fjalim. /portalb