Katër trajnerët e mëdhenj që mund të marrin drejtimin e Italisë

Kombëtarja e Italisë mbetet akoma pa trajner.

‘Azurët’ janë hedhur në sulm për të gjetur sa më parë pasuesin e Gian Piero Ventura, që u shkarkua pas dështimit për të arritur një vend në Kampionatin Botëror.

Pas gati 60 vitesh, Italia nuk do të jetë pjesë e një Kampionati Botëror, pasi dështoi të mposht Suedinë në ndeshjen e ‘Play Off’.

E për ta rikthyer lavdinë, Italia po kërkon emrat më të mëdhenj për stolin. Emrat që sot kanë qarkulluar në media, janë ai i Carlo Ancelottit, Antonio Contes, Claudio Ranierit dhe Fabio Capellos.