Katër të plagosur në Prishtinë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të shtënat me armë zjarri në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Sot në orën 16:00 në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, janë plagosur katër persona.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka treguar Ahmeit.

Ajo ka thënë se deri më tani kanë këto informacione dhe se për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë.