Katër të lënduar në një aksident mes tri automjeteve në rrugën Podujevë-Mitrovicë

Një aksident trafiku me lëndime është raportuar rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë, në zonën e Tunelit të Parë.

Në aksident ishin përfshirë tri vetura civile me targa vendore.

“Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovice”, njoftoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.