Katër të arrestuar në Prishtinë për ryshfet, ndër ta dy punonjës nga Prokuroria dhe Gjykata Themelore

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë arrestuar katër persona për veprat penale “Marrje ryshfeti” dhe “Dhënie të ryshfetit”.

Dy të arrestuarit janë, personi me inicialet F.K, punonjës i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe personi me inicialet I.I. punonjës i Gjykatës Themelore në Prishtinë. Prokuroria njofton se të njëjtit janë të dyshuar për veprën penale “Marrje ryshfeti”.

Po ashtu, Prokuroria njofton se janë arrestuar edhe dy persona tjerë me inicialet B.P dhe I.S. të dyshuar për veprën penale “Dhënie të ryshfetit”.

Me urdhër të prokurorit të njëjtit janë ndaluar dhe janë duke u intervistuar në Polici.